Lidhur me arrestimin e tij, kjo ishte një kerkese e vjeter, por veprimi i arrestit është i ri, i cili u krye para pak orëve! Po shof se shumkush hudhë vrerë mbi Institucionet tona, e mbi të gjitha mbi atë "Presidencial", pa asnjë fije respekti dhe ndërgjegje, duke menduar se arrestimet në shtetet me njä bagazh shumëvjeçar demokratik, siç janë ato vende të ndryshme të BE-sëShkruan : Ismet Shabani
, duke perfshirë këtu edhe Francen, e lejojn një hipokrizi të këtillë antidemokratike! Asnjë shtet demokratik, përfshi këtu edhe Francen, nuk ka një inkorporim në vete, që një burrështetas i veti, e aq më pak i huaj, mund të krijoj ingjerenca apo interferenca, se cili dhe kurë duhet t'a arrestohej! Askush nga vendet tona, përfshi këtu Institucionin e Presidentit, nuk mund ta dijë në kohen reale se kush ku dhe kah është duke udhëtuar, e kjo, vlenë edhe për raportin Haradinaj- Thaçi!? Prandaj, mos hedhni plehra në drejtim të institucioneve, ashtu që, në vend të: "Gomarit, i sjellni samarit", që nuk i dhemb! Qëkur është kryer arrestimi i fundit i zotriut Ramush Haradinaj, liderit të Partisë Aleanca për Ardhmërin e Kosves në Slloveni, është bërë shlyerja e padisë nderkombëtare për arrestimin e tij! Mirëpo, fatkeqësishtë, para pak kohesh në krye të institucionit për përndjekje nderkombëtare të Interpolit, ka ardhur një shtetas Kinez, me emrin: Meng Hongwei, i cili, sipas të gjitha gjasave, perseri e ka aktualizu kerkesen e arrestimeve të bëra nga Serbia për Qytetarët e Republikes së Kosovës, të cilët kerkohen pikërisht, mbrojtësit dhe ata që luftuan për lirinë e vendit dhe popullit të vet, nga Serbia, si vendë parashtruese e kësaj kerkese dhe mike e Kines! Fatkeqësia e dytë është që, Republika e Kosoves, i ka duart e lidhura të veprimit, mbase nuk ka asnjë qasje në "Interpol", sepse ende nuk është pjesë dhe as anëtare saj, ashtu siç nuk është as anëtare e OKB-së. Zotëri Haradinaj, kësaj radhe është në një rrezik serioz të deportimit të tij në "Beograd"! E vetmja shpresë, është ajo e miqësisë dhe relacioneve bilaterale me Republiken e Kosoves, dhe të Bashkësisë Evropiane, që Franca, si nikoqire e qendres botërore të Interpolit, ta refuzoj një kerkesë të tillë nga Serbia, mbase gjykimi dhe pafajsia e tij, janë dëshmuar në një Gjyq dhe gjykim nderkombëtar, i mbështetur dhe i financuar poashtu edhe nga vetë Franca! Nëse nga Franca, pranohet dhe veprohet sipas këtij parimi, aatëherë, zotëri Haradinaj, do të lirohet menjëher, perndryshe, duhet ti grumbullojm forca të reja për mbrojtjen dhe lirimin e tij në mënyrë të dinjitetshme dhe sa ma meritore. Uroj që ky lirim të ndodhë shpejt, meqë edhe është një akt i papranueshëm, që jo vetëm ne mungesë të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë, por edhe ata që mund të lëvizin, maltretohen dhe arrestohen me paragjykime e në emër të drejtësisë së pa qënë, madje edhe në mungesë të drejtësisë të një populli të tërë, siç jemi ne populli shqiptarë nga Kosova, veprohet me arbitraritet poashtu të paparë në historinë moderne të njerëzimit dhe njëkohësisht, duke i klasifkuar "Kosovarët shqiptarë" si qytetar tërangut të fundit, si fundrrina të njerzimit, e që do të ishte, është dhe do të mbetet e papranueshme! Sepse lufta kunder antisemitizmit dhe antifashizmit, do i humbte të gjitha vlerat e saja edhe në faqet e historisë! Sepse trajtimi ynë, sot po bëhet sikurse per Hebrejntë e dikurshëm!
ConversionConversion EmoticonEmoticon