FRANCA DHE SERBIA, ATENTAT GJYQËSORIT NDERKOMBËTAR


Shkruan : Ismet Shabani
Me rastin e arrestimit të liderit të Aleances për Ardhmërinë e Kosoves, zotëri; Ramush Haradinaj, i cili vite më parë ju është përgjigjur të gjitha institucioneve nderkombëtare të drejtësis, nga të cilat rrjedhimishtë, bazuar në të gjitha faktet, është shpallur i pafajshëm, lidhur me të gjitha ngarkesat dhe akuzat që peshonin mbi personin e tij, len të dyshoj, se zhvillohet një akt i papresedencë në historin nderkombëtare. Kur kemi parasyshë, se Gjyqi i Hagës, ka qënë i krijuar në pajtueshmëri të plotë me të gjitha strukturat nderkombëtare, qoftë të natyres politike qoftë të asaj të Drejtësisë, kjo nuk mundet, nuk ka e as që mund të ketë ndonjë shpjegim tjeter, mbase, nuk i ngjetë asgjës nga të tjerat, pos kryekput një atentati ndaj drejtësisë nderkombëtare. Kur kjo po ndodhë në kohen që prej shumë viteve pas vendimeve të Gjykates nderkombëtare, nuk mund të klasifikohet dhe as të ketë ndonjë klasifikim apo kuptim tjeter pos nje atentati vrastarë, ndaj atyre që botes i ofrojn drejtësi dhe barazpeshë cilësie të matjes së saj! Qendrimet dhe riorganizimi i organeve të drejtësisë “Franko- Serbe”, na jep të kuptojm, se don jo vetëm rikthimin e një lënde, e cila nuk ka dhe nuk mund të ketë vlerë „Drejtësie“, por vrasjen dhe përdhosjen, mbi të gjitha e në përgjithësi të Luftes së drejtë që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosoves, aleatet e saj dhe vetë Komandant Ramush Haradinaj por, edhe mbi të gjitha përdhosjen e vlerave të Gjykates nderkombëtare të Drejtësisë botërore siç e kishim atë të Hages. Në rastin konkret, do të ishte shumë e drejtë dhe më e fuqishme, edhe vet reagimi i këtij Gjyqësori, në mbrojtjen e vlerave të pakontestueshme të saja, meqë, nuk mundet një gjyqësor i një vendi të vetëm siç është Serbia, qoftë edhe me Francen bashkë, të ofroj drejtësi më kualitative se sa kjo që kishim nga Gjyqësori i Hages dhe i drejtësisë borërore në fjalë, në kuader të së ciles jo vetëm se kontribuoj por ku merrte pjesë edhe vetë Franca. E gjithë bota, tani më e kanë shumë të qartë fuqinë kreative të Serbisë e të Rusisë, lidhur me fabrikimin e fakteve, qofshin ato të vjetra apo të reja, për të arritur qellimet e tyre neofashiste, si dhe për të denuar çdo individ anë- e- këndë botes, madje, edhe pa patur fare dorë në ndonjë nga çështjet apo në ndonjë nga zonat e interesit të tyre. Burgosjet e ndryshme politike në këto vende, siç është Rusia dhe Serbia në anen tjeter, shpikja e armiqëve të paqënë prej tyre në çdo anë të botes, nuk len tjeter të kuptoj, përveç, një oligarkie dhe dhe teknokracie mendjemadhe, dominuese e poshtruese, mbi të githa sistemet e drejtësive në botë, ngase, perpjekjet e tyre, nuk kanë ndonjë vlerë tjeter perpos shkatrrimit të gjithanshëm, e pastaj të mburrjes së tyre, se vetëm këta dinë të bëjnë drejtesi edhe aty ku bota dështon! Mjeshtritë e tilla fabrikuese prej tyre, e mbi të gjitha këto skena të papërshtatshme të një drejtësie të pilotuar sipas zonave të interesit, bota dhe Drejtësia Demokratike, ku bënë pjesë edhe vetë Franca me të gjithë parametrat dhe Organet e saja, i kanë tani shumë të qartësuara. Prandaj vetë Franca, vet nga vetja e tyre, nuk do të duhej të lejohej të hyj në këtë valle të turpshme dhe të poshtrimit të drejtësisë „botërore“, mbase është duke pshtyrë, vetë mbi vlerat e drejtësis dhe kontributit të saj. Kështu siç shifet pra, me aktet në fjalë dhe zhvillim, duke pritur fabrikimet e fakteve të reja nga Serbia, nuk bëhet asgjë tjeter pos „Atentat“ mbi të gjitha vlerat humane e të drejtësisë për të cilat flasim, madje edhe të vlerave të „Demokracisë“ në të cilen Franca prinë si Lokomotivë në bashkësinë nderkombëtare bashkë me vendet aleate të saj, siç është Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Franca dhe drejtësia e sajë, duhet ta shpëtoj fytyren e vet dhe moralin e saj nga bishtrimet e drejtësisë Sllave, të cilat e përulin me poshtrim, çdo vlerë të drejtësis së tyre dhe perëndimore, duke i dhënë shqelm një herë e përgjithmonë, fabrikuesve të fakteve të rrejshme, duke ja refuzuar çdo pretendim si të pabazë dhe, duke kerkuar edhe sanksione me efekte kunder fabrikuesve të tillë, për t’i dhënë mundësin e ndarjes nga qendrimet „Neofashiste të Serbisë dhe aletëve të saj“, që të rikthehen në boten e normales dhe të respektit të të gjitha të drejtave të njeriut, si nënshkruese dhe mbështetse të fuqishme të të gjitha akteve nderkombëtare, që sot janë duke i përdhosur. Me lirimin e Ramush Haradinajt, e mbi të gjitha në mbrojtjen e luftes mbi të drejten për të qenë i lirë në gjithë kuptimin e fjales edhe populli shqiptarë i Kosoves, për të cilin vetë Franca ka dhënë kontribut shumë të madhë, e arsyeton jo vetëm drejtësin nderkombëtare dhe parimet e saja, por mbi të gjitha, e arsyeton edhe të qenurit e motos së tyre: „Liberte, Egalite, Fraternite“! Juste et Seulement comsi: Vive la France, pour toujours, ensemble avec le communautè Internationale! (Shqip: Kështu dhe vetëm kështu: Rroftë Franca, përgjithmonë me komunitetin nderkombëtar)
Previous
Next Post »