Labi pastron rrugët me traktor (Foto/Video)

Labinot Tahiri gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë kur qytetarët kanë nevojë për këtë gjë.
Dhe pas borës që i
bllokoi shumë rrugë nëpër Kosovë, këngëtari ka dalë për të ndihmuar në zhbllokimin e tyre.



Ai ka publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale duke treguar për punën e bërë.

Foto e ditës
“Foto gjatë angazhimit të kësaj dite! Në disa fshatra kemi pastruar rrugët”, ka shkruar Labi pranë një fotografie ku ka pozuar para traktorit, ndërsa e ka quajtur edhe si ‘foto e ditës’.
“Krenarë me traktorin. Na i ka hapur rrugët si loçkë. Vazhdojmë nesër veç me punë e përkushtim”, ka shkruar këngëtari në një postim tjetër.
Previous
Next Post »