Juventusi nuk heq dorë nga ylli i La Ligas (Foto)

N'Zonzi mund të transferohet te një skuadër e madhe gjatë verës ose në afatin kalimtar të janarit

Mesfushori i Sevillas, Steven N'Zonzi, është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane, Manchester City, Chelsea dhe Leicester City, derisa tani në garë ka hy edhe Juventusi, shkruan “L'Equipe”.
28 vjeçari po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme te Sevilla, nga cila skuadër mund të largohet nëse klubet e lartë përmendura paguajnë klauzolën e lojtarit prej 25 milionë funtave.
Juve e dëshiron lojtarin në janar, pasi Massimiliano Allegri e sheh atë si të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit – të cilët prioritet kanë Serinë A dhe Ligën e kampionëve.
Previous
Next Post »