Policia turke ka publikuar fotografitë zyrtare të sulmuesit
në klubin e natës në Stamboll, që la të vdekur 39 persona dhe plagosi më
shumë se 60 tjerë, raporton Russia Today.
Agjencia e lajmeve Anatolia, raporton se fotografitë janë shkrepur
falë kamerave të sigurisë, por nuk bëhet i ditur lokacioni i tyre.
Deri më tani policia ka arrestuar tetë persona që dyshohet se kanë lidhje me masakrën në lokalin në Stamboll, por vazhdon ta kërkoj edhe sulmuesin.
Autoritet turke të sigurisë janë shumë afër identifikimit të
sulmuesit i cili në natën e Vitit të Ri vrau 39 persona në një klub të
natës në Stamboll, ka bërë të ditur sot zëvendëskryeministri Numan
Kurtulmus.
“Informatat lidhur me gjurmët e gishtërinjve janë mbledhur. Ai së
shpejti do të identifikohet”, ka deklaruar Kurtulmus gjatë një
konference për media.
Mediat turke raportojnë se policia ka filluar një aksion në Stamboll,
në të cilën janë futur në përdorim edhe helikopterët, ndërsa ky
operacion i madh policor është i lidhur me sulmin e kryer në natën e
ndërrimit të moteve në lokalin e natës “Reina”.
Televizioni turk “Haber turk”, raporton se policia ka filluar një aksion të madh policor pas informacioneve të marra se në një shtëpi në Zejtinburnu mund të gjendet sulmuesi.
Raportohet se në këtë aksion janë duke marrë pjesë njësitet speciale të ndihmuara nga helikopterët.
Sipas të përditshmes turke “Hurriyet”, autoritet turke të sigurisë
kanë konstatuar se sulmuesi kishte shkuar në atë pjesë të qytetit me
taksi ku edhe ishte futur në klubin e natës “Reina”. /Telegrafi/
Deri më tani policia ka arrestuar tetë persona që dyshohet se kanë lidhje me masakrën në lokalin në Stamboll, por vazhdon ta kërkoj edhe sulmuesin.
Televizioni turk “Haber turk”, raporton se policia ka filluar një aksion të madh policor pas informacioneve të marra se në një shtëpi në Zejtinburnu mund të gjendet sulmuesi.
Raportohet se në këtë aksion janë duke marrë pjesë njësitet speciale të ndihmuara nga helikopterët.
ConversionConversion EmoticonEmoticon